Lapaj: Jam i lumtur që jam një nga faktorët që shtyva Ramën të takonte emigrantët
Drejtuesi i lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, është shprehur se është i lumtur që është një nga faktorët që e ka shtyrë kryeministrin Edi Rama për të takuar emigrantët.
Komentet Lapaj i bëri në Euronews Albania, pas takimit që kryeministri Rama zhvilloi me shqiptarët në Athinë.
Lapaj tha se është gjë e mirë që duhej të ishte bërë edhe më parë që kryeministri i Shqipërisë të shkojë dhe të takojë emigrantët shqiptarë jashtë vendit.
Ai shtoi gjithashtu se nga ana tjetër, Rama është pjesë e ‘koalicionit të vjetër’ që i ka larguar shqiptarët nga vendi.
“Rama është pjesë e koalicionit të së vjetrës që i kanë larguar shqiptarët në emigrim. Që prej ardhjes së Ramës në qeverisje e deri sot, sipas të dhënave të BE, 564 mijë shqiptarë kanë marrë letra në vendet e unionit. Pra janë miratuar me letra, jo më që shkojnë e rrijnë në të zezë.
Rama është një nga bashkëautorët e largimit të shqiptarëve nga Shqipëria. Unë mendoj që kryeministri i Shqipërisë të shkojë dhe t’i takojë. Unë jam i lumtur që kam qenë një nga faktorët që e kanë shtyrë në këtë vendimmarrje. Pastaj kur të shkojë në zgjedhje e shohim atë punë.
Emigrantët në botë janë shumë të zhgënjyer me vendin e tyre, me politikën, ka mungesë të theksuar besimi. Por nga ana tjetër kur kemi shkuar për t’i takuar, i kemi ngjallur dëshirë dhe shpresë që të vijnë e të na dëgjojnë”, tha Lapaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit