Adriatik Lapaj kundër Ramës: Do i bie demit në kokë, na ka bërë republikë qesharake
Drejtuesi i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, është shprehur se kryeministri Edi Rama është problemi kryesor i vendit.
Komentet Lapaj i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se Rama është njeriu që ka pasur më shumë pushtet në kohën e tranzicionit dhe sipas tij, të tjerët që qëndrojnë pas tij janë thjeshtë ‘garnitura’ të kryeministrit.
Ai shtoi gjithashtu se shqiptarët sot jetojnë në një republikë që është pronë e një individi dhe sipas tij, oligarkët në fakt janë thjeshtë punëmarrës të politikës aktuale.
“Si i thonë asaj, do i bie demit në kokë. Problemi aktual është Edi Rama. Sepse ky është një dirigjent i një sistemi që në 2008 në bashkëpunim me Sali Berishën, pra Rama dhe Berisha në 2008 kanë qepur një kostum që i rri ekzaktësisht si i bërë me porosi zotit Edi Rama. Ky është dirigjenti i një republike që ky flet dhe ne të tjerët jemi të gjithë thjeshtë garniture të një republike qesharake. Pse?
E pashë sot që kishte hedhur një postim që kishte paguar nga 2019 deri tani 210 mijë bonuse për bebet e lindura. Thash ky qenka lajm fantastik. U futa në Instat dhe verifikova që lindshmëria maksimale në këto 5 vite, në vitin më të mirë ishte 28 mijë në vit dhe në 2023 kishte rënë në 23 mijë. I mblodha, më dilnin 130 mijë fëmijë dhe jo 210 mijë fëmijë.
Tani thashë ktu tre mundësi ka, ose ky nga gënjen, ose këtë e gënjejnë këta që i çojnë shifrat dhe ne paguajmë kot, republikë kartoni, ose duhet të verifikojmë mos kanë lindur fëmijë shqiptarë jashtë dhe ky i llogarit këtu. Dhe çfarë ka ndodhur, nga këta 210 mijë fëmijë kanë lindur në Shqipëri dhe pjesa tjetër kanë lindur jashtë që nuk i përkasin më Shqipërisë.
Ne jetojmë në një republikë sot që është pronë e një individi. Rama është njeriu që më shumë në tranzicionin shqiptar ka pasur pushtet i vetëm. Pra duhet ç’rrënjosur sistemi që simbol ka Ramën. Të gjithë këta të tjerët janë garnitura. Shumica e këtyre që ne shikojmë si oligarkë, janë thjeshtë punëmarrës të këtyre politikanëve”, tha Lapaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, reagon Ambasada Gjermane në Tiranë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit