“Na quajti racistë”- Reagimi i mediave greke për takimin e Ramës në Athinë

13 Maj 2024 | 13:35

Takimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama në Athinë ka shkaktuar një valë komentesh në mediat e vendit fqinj. Konkluzioni që nxjerrin ato është nxitimi dhe kokëfortësia e Ramës për të mos e shtyrë takimin pas zgjedhjeve europiane.

“Nuk kishte asnjë arsye në favor të nxitimit të tij për të nisur takimet me diasporën shqiptare në Greqi. Kërkesa diplomatike e Athinës për ta shtyrë vizitën u injorua nga Rama” – shkruan gazeta Protothema.

Vizita e Ramës në Athinë përkon me 1-vjetorin e arrestimit të Fredi Belerit, e kjo për mediat atje nuk është anashkaluar si rastësi.

E përdtishma Ta Nea i vë titullin “Rama provokator i papenduar, kreshendo raciste kundër Greqisë me referenca për çamët”,artikullit të saj për vizitën e kryeministrit shqiptar.

“Kathimerini” ndalet vetëm tek masat e rrepta të sigurisë që shoqëruan Ramën me 1 mijë efektivë. Gazeta greke shkruan se ky takim shkaktoi një turbullim të ri në marrëdhëniet greko-shqiptare.

Ndërkohë, “Cnn Greece” i mëshon në shkrimin e tij deklaratës së Ramës se nuk shkoi në Athinë për “të provokuar”, por “për të takuar njerëzit e tij”. Kjo media thotë se organizatorët e vlerësojnë pjesëmarrjen në afërsisht 4000 persona.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026