Lapaj: Shqipëria, ndër vendet e pakta në botë që ka 8 taksa e tarifa mbi naftën

15 Qershor 2022 | 21:30

Juristi Adriatik Lapaj thotë se Shqipëria është një ndër vendet e pakta në botë, ku mbi naftën janë vendosur tetë taksa dhe tarifa.

Në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Lapaj u shpreh se nga 258 lekë që është çmimi sot për një litër naftë, 122 lekë shkojnë si çmim për taksat dhe tarifat.

“Ne jemi ndoshta i vetmi, por nuk po e them me kompetencë të plotë, një nga pak vendet të botë që kemi 8 taksa e tarifa mbi naftën. Kemi taksën 370 lekë për litër akcizë, 270 lekë për litër taksë qarkullimi, 30 lekë për liter taksë karboni, 100 lekë për liter taksë licensimi.

Kemi dhe tarifat. 30 lekë tarifë e markimit dhe e skanimit, 20 lekë tarifa e kontrollit të pompave. Shtohet edhe TVSH-ja që është 20% për të gjithë vlerën bashkë me taksat. Në total, për çmimin 258 lekë për litër që paguajmë sot, 122 lekë shkojnë si çmim për të blerë taksa dhe tarifa”, tha Lapaj.

Sipas Lapajt, shteti nuk arrin dot të mbledhë të gjitha taskat dhe për t’i rënë shkurt i faturon te çmimi i naftës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026