“Lapaj theu fjalën e dhënë”, Artan Hoxha: Ja si do funksionojë procesi i mandatit

17 Korrik 2025 | 21:44

Analisti Artan Hoxha ka folur në Euronews Albania mbi deklaratat e fundit të bëra Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani lidhur me mandatin e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Sipas analistit, situata agravoi në momentin kur Adriatik Lapaj bëri një premtim ndaj të cili u tërhoq më pas. Hoxha e cilëson si një zhurmë të panevojshme dhe ngre një hipotezë për kandidatët që mund të dalin me qëllim marrjen e mandatit.

“Mendoj se gjëja është agravuar për faktin që përfunduan tek një mandat dhe në pararendje të marrjes së këtij mandati, Lapaj shkoi në ekstrem kur tha që po përfundova me një mandat, unë nuk e marr atë mandat. Ky është ekzagjërimi që bëhet sepse kur del para një publiku dhe thua se nuk e marr atë mandat dhe nëse përfundon me një të tillë, pendohesh për këtë…

Lapaj ishte i pari që theu fjalën e dhënë publikisht, del Zeqir Kordhoni e thyen dhe ai, dhe aty shkon si efekt domino. Tani fillon loja. Meqënëse njëri është daja i Shabanit dhe bllokon procesin, do dalë një kushëri i Lapajt që do bllokojë procesin më lart, derisa të shkojë tek i pari i listës.

Problemi vjen nga dy momentet: Gjithë ai koalicion me shumë zhurmë dhe me shumë investim mediatik mbi të, përfundoi tek një mandat dhe e dyta që vetë Lapaj bëri një premtim publik që e ktheu shumë shpejt. Ai premtim publik ishte i panevojshëm që nëse përfundon me një mandat, ai nuk e merr. Raporti i tij me mandatin nuk është i drejtë, është tekanjoz”, u shpreh Artan Hoxha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026