“Larg dhunës”- Mesazhi i Krishtlindjes nga Imzot Dodaj: Të falim më shumë dashuri
Në prag të Krishtlindjes, nga Katedralja e Shën Palit në Tiranë, Imzot Arjan Dodaj, Kryeipeshkëv i Kryedioqezës së Tiranë-Durrësit, përcolli një mesazh frymëzues për besimtarët dhe mbarë shoqërinë.
Imzot Dodaj ftoi besimtarët dhe mbarë shoqërinë që të falin më shumë dashuri dhe të reflektojnë mbi vlerat e shërbimit dhe kujdesit për njëri-tjetrin.
“Të falim dashuri dhe të vihemi në shërbim të njëri-tjetrit,” tha ai, duke theksuar vlerën e jetës dhe nevojën për një ndërgjegjësim të ri. “Zoti na viziton në çdo fëmijë që vjen në jetë, pasi asnjë fëmijë nuk është një gabim apo rastësi, por është një dhuratë. Sa nevojë ka vendi ynë sot për fëmijë dhe sa nevojë kanë fëmijët tanë për familje, edukatorë dhe politika pro jetës e familjes. Përndryshe, jemi të destinuar drejt shuarjes në shifrat alarmuese të zbrasjes demografike.”
Një apel i veçantë iu drejtua klasës politike, duke i ftuar politikanët të distancohen nga retorikat e dhunshme dhe të bëhen shembuj të denjë për rininë shqiptare. “Veçanërisht politikanët të mund të mësojnë politikë më të shëndetshme për të ndihmuar popullatën të disintoksikohet nga politika e konfliktit, dhunës dhe vulgaritetit. Fëmijët dhe të rinjtë ju vëzhgojnë dhe jo rrallë herë ju imitojnë,” tha ai.
Besimtarët e krishterë pritet të mblidhen mbrëmjen e 24 dhjetorit për meshën e shenjtë të Krishtlindjes, duke ndarë mes tyre urimet për më shumë paqe dhe dashuri mes njëri-tjetrit.
LEXONI GJITHASHTU:
Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës
Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës
Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht
- 14:03 Zvicra heton Google për konkurrencën në Android
- 13:56 Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 13:46 Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës
- 13:36 Nga Bavaria në Francë, zhduket ngarkesa me 20 tonë djathë me vlerë 80 mijë euro
- 13:35 Jordania rrëzon disa raketa iraniane që synonin një bazë amerikane
- 13:20 Ivi Kaso nuk do të rikandidojë për drejtimin e Sekretariatit Ligjor të PD-së: Do t’i përkushtohem mandatit si deputet