Larg marrëveshjes për territorialen, PD: Vendim politik

19 Shtator 2022 | 16:11

Duket ende larg një marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës për një reformë të re territoriale e të pakontestueshme nga palët.

Ndonëse drejt përfundimit të afatit të punimeve në komisionin nuk është gjetur ende një formulë e kënaqshme për të dyja forcat politike, në kohën kur secila prej tyre ka thënë fjalën e saj.

PD kërkon shtim të numrit të bashkive e PS të qëndrojë në ndarjen aktuale me 61 të tilla, e 12 qarqe, ashtu siç deklaroi disa ditë më parë kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Qëndrim të cilin në mbledhjen e kësaj të hëne, bashkëkryetarja e komisionit Dhurata Çupi, si përfaqësuese e opozitës, nuk u kursye ta cilësonte si një vendim politik të paracaktuar.

Ndërsa bashkëkryetarja tjetër, përfaqësuese e mazhorancës, Anila Denaj, tha se qëndrimin paraprak e ka mbajtur PD, duke publikuar numrin e bashkive pa përfunduar puna e komisionit.

Përplasje mes Çupit e Denajt, pati edhe sa i takon dëgjesave e thirrjes së të tjera bashkive që do duhet të raportojnë përpara komisionit.

Komisioni për reformën territoriale do të vijojë të martën e të mërkurën me dëgjesat nga Ministria e Brendshme dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, ndërsa të premten ekspertët e të dyja palëve do të prezantojnë reportet finale, për ti depozituar pas Kuvend.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë dhe...
10:54 | 27/07/2026

Balla jep detajet e marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA-në: Si do të disbursohet financimi për Forcat e Armatosura

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e ka cilësuar historike marrëveshjen që Kuvendi pritet të ratifikojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës...
10:44 | 27/07/2026

Përplasjet me policinë te Parlamenti, Gjykata vendos lirimin e dy protestuesve

Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e dy protestuesve të arrestuar të enjten gjatë përplasjeve me policinë pranë Parlamentit. Sipas vendimit të gjykatës, u miratua...
10:42 | 27/07/2026