Largohet kreu i Policisë Kufitare, dështon takimi Kurti-Vuçiç | 5 ngjarje
- Largohet nga detyra kreu i Policisë Kufitare, pritet rokadë në disa drejtori
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano firmos largimin nga detyra të kreut të Policisë Kufitare Eduart Merkaj.
Saimir Boshnjaku, deri tani Drejtor i Kufirit të Tiranës, emrohet Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, në vend të Eduart Merkajt. Ky i fundit është transferuar në Akademinë e Sigurisë.
Lexoni për më shumë: Largohet nga detyra kreu i Policisë Kufitare, pritet rokadë në disa drejtori

Takimi në Bruksel midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, planifikuar për ditën e nesërme, ka dështuar.
Kështu deklaroi zëvendës kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi në Komisionin për Integrim Evropian këtë të hënë.
Sipas tij, Kurti ishte i gatshëm për takim në Bruksel, por Vuçiç ka dhënë si arsyetim vizitën e presidentit të Egjiptit, i cili do të qëndrojë për 3 ditë në Beograd.
Lexoni për më shumë: Dështon takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel

- 23-vjeçari i vrarë në atentat, viktima e tretë e bandës së Ervis Martinajt
Grupi hetimor i ngritur për vrasjen e trefishtë ndodhur të dielën në Fushë-Krujë po ndjek disa pista. Fokusi është tek konfliktet e forta që ka pasur Brilant Martinaj, një nga viktimat.
23-vjeçari dyshohet se është objektivi kryesor i atentatit duke qenë se prokuroria ka informacion se ai ka qenë i përfshirë apo ka pasur dijeni për disa ngjarje të rënda të ndodhur në zonën Laç-Lezhë.
Lexoni për më shumë: 23-vjeçari i vrarë në atentat, viktima e tretë e bandës së Ervis Martinajt

- Rusia gjobit kompaninë Google me 370 milionë dollarë
Kompania Google është gjobitur me 370 milion dollarë (21.1 miliardë rubla) këtë të hënë nga një gjykatë në Moskë.
Sipas gjykatës, Google nuk ka hequr përmbajtjet që Moska i konsideron të paligjshme dhe të rreme në lidhje me luftën në Ukrainë.
Lexoni për më shumë: Rusia gjobit kompaninë Google me 370 milionë dollarë

- BE në kërkim të gazit, shtetet anëtare lidhin kontrata me vendet furnizuese
Presidenti i Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen nënshkruan të hënën në Baku një memorandum bashkëpunimi për furnizimin me gaz të Evropës.
Ndërkohë, kryeministri italian Mario Draghi ishte në Algjeri, ku finalizoi një marrëveshje për furnizimin me gaz të Italisë.

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve