E paprecedentë/ Demokratët në protestë sulmojnë gazetaren e Euronews Albania
Ndërkohë që po zhvillohet protesta e opozitës, disa nga deputetët e Partisë Demokratike kanë refuzuar të flasin për kamerën e Euronews Albania ndërkohë që media ka shkuar për të pasqyruar protestën.
Është e paprecedentë ndërkohë që shkon për të pasqyryar një protestë të tyre, për të ngritur edhe shqetësimet që demkratët kanë, gazetarët sulmohen nga eksponent politik dhe pjesëmarrës në protestë.
I pari ishte deputeti demokrat Edi Paloka i cili i kërkoi gazetares Sara Demushi të mos e intervistojë, e madje i kërkoi asaj largimin e kamerës. Pas tij në mënyrë të ngjashme reagoi edhe Aldo Bumçi i cili u shpreh se nuk u pyet nëse donte të fliste për Euronews Albania, ndaj nuk pranoi të fliste.
Pas reagimeve të tyre, situata u tensionua dhe disa pjesëmarrës në protestë tentuan të mbulonin pamjen e kamerës së Euronews Albania, e madje kanë ofenduar gazetaren e cila u është afruar për të kuptuar e për të bërë mediatike shqetësimet e tyre.
Gjithashtu Klevis Balliu ka pasur një qasje jo pozitive ndaj gazetares Sara Demushi, duke i thënë se mund të qëndrojë në protestë por nuk mund të prekë qytetarët, ndërkohë që pjesëmarrësit në protestë kanë qenë ata të cilët kanë kërkuar largimin e medias duke tentuar edhe ti bllokojnë pamjen kamerës.
“Bëni sa pyetje të doni por mos i prekni më me dorë qytetarët”,-tha Klevis Balliu, ndërkohë që kanë qenë demokratët në protestë ata që siç mund ta ndiqni dhe në video, që kanë shtyrë operatorin duke mos e lejuar të filmojë.
Balliu madje ka pretenduar se drejtimi i kamerës nga operatori është dhunë ndaj qytetarëve, ndërkohë që gazetarja dhe operatori janë penguar gjatë gjithë kohës të kryejnë punën e tyre.
Edi Paloka gjithashtu ka reaguar ashpër ndaj gazetares duke e akuzuar se ajo mban yllin e Ramës duke ju referuar badge te samitit që po zhivllohej në të njëjtën kohë pak metra më larg. Paloka madje ia tërhoqi badge gazetares, e cila ka qenë duke bërë punën e saj duke raportuar për Euronews fillimisht te Samiti, e më pas te protesta.
LEXONI GJITHASHTU:
761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
- 08:29 Presidenti libanez takim me Trump në Shtëpinë e Bardhë, në fokus plani i çarmatosjes së Hezbullahut dhe Izraeli
- 08:21 Rriten çmimet e naftës në SHBA, ndërsa Uashingtoni dhe Irani vazhdojnë të shkëmbejnë sulme
- 08:12 Tërmeti në Peru, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në zonën e prekur
- 07:54 Lufta në Iran, Pentagoni zbulon të dhënat: 100 ushtarë janë plagosur gjatë 2 javëve të fundit
- 07:46 Shtëpia e Bardhë: Trump do të vendosë tarifë prej 50% për shumicën e mallrave kanadeze
- 07:40 Studimi: Chatbot-et e inteligjencës artificiale japin këshilla të pasakta dhe të pabesueshme për votuesit