AEJ dënon gjuhën e deputetëve të PD ndaj gazetares së Euronews Albania

16 Maj 2025 | 19:28

Shoqata Ndërkombëtare e Gazetarëve Evropianë ka dënuar sjelljen e demokratëve drejtuar gazetares së Euronews Albania, Sara Demushi gjatë protestës së mbajtur këtë të premte nga opozita.

Gazetarja dhe operatori i Euronews Albania u penguan nga demokratët Edi Paloka, dhe Aldo Bumçi në punën e tyre, ku Euronews ishte për të pasqyruar zhvillimet e protestës.

Reagimi i plotë i AEJ:

Shoqata Ndërkombëtare e Gazetarëve Evropianë dënon sjelljen agresive dhe deklaratat e deputetëve të Partisë Demokratike nga Edi Paloka, ndaj gazetares Sara Demushi së Euroneës dhe kameramanit, por edhe gazetarëve të tjerë në protestën e sotme në Tiranë.

Gjuha kërcënuese dhe intimidimi fizik ndaj gazetareve dhe punonjësve të medias janë të papranueshme dhe një kërcenim i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias. Tentativa për ti larguar është e papranueshme dhe cënon rëndë kirinë. E medias.

Është e rrezikshme për standardet e një vendi që një parti politike të shantazhojë dhe kërcënojë gazetarët.

Një parti politike nuk mund të largojë mediat nga një aktivitet publik dhe nuk mund të përpiqet të ndalojë ato të ushtrojnë misionin e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Po kalonte rrugën, gruaja përplaset nga makina në Elbasan, transportohet drejt spitalit

Një grua ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur këtë të martë në qytetin e Elbasanit. Aksidenti u regjistrua pranë...
14:45 | 21/07/2026

Pensionet e ulëta lënë vlonjatët pa pushime

Një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve vlonjatë dhe veçanërisht pensionistët janë të privuar nga e drejta për të bërë pushime. Kjo jo nga mungesa e...
14:33 | 21/07/2026

Gjykata e Lartë shpall kandidatët zyrtarë për KLGJ dhe datën e zhvillimit të zgjedhjeve

Gjykata e Lartë këtë të martë ka marrë vendimin dhe ka shpallur zyrtarisht listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedhur anëtar...
14:27 | 21/07/2026