Lavrov i kërkon Rubios të evakuojë ambasadën amerikane në Kiev përballë sulmeve ruse
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov e informoi homologun e tij amerikan Marco Rubio të hënën për vendimin e Moskës për të goditur objektet në Kiev të lidhura me forcat e armatosura ukrainase, ndërsa i kërkoi SHBA-së të evakuojë stafin e saj diplomatik nga kryeqyteti ukrainas.
Sipas Ministrisë së Jashtme ruse, Lavrov i tha Rubios në një bisedë telefonike se vendimi i Moskës u mor si një “përgjigje ndaj sulmeve të vazhdueshme terroriste nga regjimi i Kievit” kundër civilëve në territorin rus.
Vërehet se forcat e armatosura ruse nisën “sulme sistematike” ndaj objekteve në Kiev që shërbejnë për nevojat e forcave të armatosura ukrainase, si dhe ndaj qendrave të vendimmarrjes, sipas të njëjtit burim.
Në të njëjtën kohë, Sergey Lavrov i kërkoi SHBA-së të evakuojë ambasadën e saj në Kiev, duke ia vënë në dukje Marco Rubios paralajmërimin e Ministrisë së Jashtme ruse drejtuar qeverive që mbajnë misione diplomatike në Kiev “për të siguruar largimin e personelit të tyre diplomatik dhe qytetarëve nga kryeqyteti ukrainas”, thekson e njëjta deklaratë.
Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
- 09:37 Nga vezët te domatet e specat, protestuesit ndryshojnë “arsenalin” para Parlamentit (VIDEO)
- 09:25 Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?
- 09:15 Rihapet Kapshtica, rinis lëvizja pas 4 orësh bllokim nga protesta e doganierëve grekë (VIDEO)
- 09:04 Kuvendi në dy seanca, pritet votimi me procedurë të përshpejtuar i marrëveshjes ushtarake me Shtetet e Bashkuara
- 08:54 Protestuesit mblidhen te Parlamenti, policia bllokon të gjitha rrugët hyrëse (VIDEO)
- 08:40 Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus reforma territoriale dhe dokumenti “Besa”