Lavrov: Të hapur në bisedime me Perëndimin për luftën në Ukrainë

11 Tetor 2022 | 14:20

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka deklaruar së fundmi se Moska është e hapur për bisedime me Perëndimin për luftën në Ukrainë, por shtoi se deri më tani nuk ka pranuar ndonjë propozim serioz për negociata.

Në një intervistë për televizionin shtetëror rus, Lavrov tha: “Ne nuk kemi pranuar asnjë ofertë serioze për komunikim”.

Ai tha po ashtu se Rusia nuk do të refuzojë ndonjë takim midis presidentit rus, Vladimir Putin, dhe presidentit amerikan, Joe Biden, gjatë takimit të ri të G20-s. Kryediplomati rus tha se nëse ka ndonjë propozim për takimin Putin-Biden, Moska do ta shqyrtojë.

“Ne vazhdimisht kemi thënë se ne nuk refuzojmë asnjëherë takime. Nëse ka ndonjë propozim, ne do ta shqyrtojmë”, u shpreh më tej Lavrov.

Së fundmi janë rritur tensionet mes Moskës dhe Kievit. Shpërthimi që ndodhi në urën që lidh Rusinë dhe Krimenë, bëri që Moska të lëshonte raketa drejt Kievit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026