Lavrov vizitë në Ballkan, liderët boshnjakë bojkotojnë takimin. Ministri rus, kritika BE-së
Anëtari kroat dhe ai mysliman i presidencës së Bosnjës bojkotuan të martën takimin me ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov, në atë që u konsiderua si akti më i madh i snobizmit ndaj kryediplomatit të Moskës.
Zeljko Komsic dhe Sefik Dzaferovic bojkotuan takimin për shkak të asaj që e cilësuan mungesë respekti të Lavrov për shtetin e Bosnjës.
Dy liderët thanë se Lavrov duhet ta kishte nisur vizitën e tij në kryeqytetin Sarajevë dhe jo të takohej me liderin serb Milorad Dodik në pjesën gjysmëautonome të vendit.
“Me gjithë respektin për Federatën Ruse, si vend i madh e i fuqishëm, me gjithë respektin për zotin Lavorv dhe institucionet ruse, ne nuk jemi njerëz që do të bien dakord të bëhen vegla e Rusisë në Ballkan dhe të luajmë lojëra konfliktesh me vendet e BE-së dhe NATO-s. Ne presim që Rusia ta kuptojë këtë dhe ta mbështesë”, tha Zeljko Komsic, anëtar kroat i presidencës boshnjake.
Sërish gjatë së martës, Lavorv vendosi një buqetë me lule në memorialin e Luftës së Parë Botërore në Beograd, me presidentin serb Vuçiç, përpara se të takohej me homologun serb Nikola Selakoviç.
Në konferencën për shtyp me këtë të fundit, Lavrov kritikoi BE-në për dështimin në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun Kosovë-Serbi.
Vizita e shefit të diplomacisë ruse përkoi me 25-vjetorin e marrëveshjes së Dejtonit, që i dha fund luftës së viteve ’90 në Bosnje.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk