Lavrov: Rusia e gatshme të bisedojë me SHBA për shkëmbimin e të burgosurve
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Moska është e gatshme të diskutojë për shkëmbimin e të burgosurve me Uashingtonin përmes një kanali ekzistues diplomatik.
Kjo deklaratë e Lavrovit u bë një ditë pasi një gjykatë ruse dënoi me nëntë vjet burgim basketbollisten amerikane, Brittney Griner, nën akuzat për kontrabandë droge.
Sipas ligjeve ruse, dënimi maksimal për akuzat që rëndojnë ndaj basketbollistes Griner është dhjetë vjet burgim.
“Ne jemi të gatshëm të diskutojmë për këtë temë, por brenda kornizës së kanalit për të cilin u ra dakord nga presidentët Putin dhe Biden”, tha Lavrov në një konferencë për media në margjinat takimit në Samitin e Azisë Lindore më 5 gusht.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, lëshoi një deklaratë menjëherë pas shpalljes së dënimit, duke thënë se ky rast “është një përkujtues i radhës për atë që bota tashmë e di: Rusia po e mban pa të drejtë Brittneyn”.
LEXONI GJITHASHTU:
Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban
Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili
Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 21:41 “Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh
- 21:05 Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, institucioni: Nuk ndryshon shërbimi për pacientët
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak