Lazio “dënon” Elseid Hysajn, lihet jashtë listës së Seria A dhe Europa League

5 Shtator 2024 | 10:29

Pas kritikave të shumta për lojën e tij në “Euro2024”, Elseid Hysaj po përballet me një tjetër ngjarje jo të këndshme për të.

Kjo sepse mundësia e vetme e tij për të luajtur ndeshje zyrtare do të jenë ndeshjet me Kombëtaren shqiptare, pasi Lazio ka vendosur të mos e përfshijë në listën e lojëtarve që do të luajnë këtë sezon  në Serinë A.

Lazio dorëzoi zyrtarisht listën e skuadrës për sezonin 2024-25 të Europa League, me disa përjashtime të dukshme.

Trajneri Marco Baroni ka bërë përzgjedhjet e tij, duke lënë jashtë mbrojtësin Hysaj dhe mesfushorin Gaetano Castrovilli.

Në këto kushte, Elseid Hysaj do të spostohet në tribunë, duke mos pasur shansin për t’u përfshirë në ndeshje, të paktën deri në janarin e vitit që vjen.

Ky vendim i ekipit të Lazios vjen pasi mbrojtësi shqiptar nuk u largua gjatë merkatos së verës, në një kohë kur drejtuesit e klubit ia kishin bërë të qartë se nuk bënte pjesë në planet e trajnerit për sezonin e ri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026