“Po kaloni limitet me Hysajn”, trajneri: Merruni me Seferin jo me të
Të ftuar në Now me Erla Mëhillin, Dritan Gjyrezi pati një debat me Flavio Qarrin në lidhje me pjesëmarrjen e futbollistit Hysaj në Euro2024.
Qarri tha se si Silvinjo dhe Hysaj përdorën emocionet pozitive të tifozëve për të pastruar figurën dhe pse të dy janë fajtor për humbjen e Shqipërisë ne Euro2024.
“Dhe Silvinjo dhe Hysaj po përdorën emocionet pozitive të 5 minutave të fundit të lojës që bëmë dhe të golit për të avancuar axhendën e tyre personale dhe për të pastruar figurën e tyre. Hysaj dhe pse ishte fajtor te të dy golat, përfitoi nga rasti kur ishte entuziazmi i tifozëve i lartë për të shkuar i vtëm te tifozët pas porte”, tha Qarri.
Nga ana tjetër Gjyrezi tha se gabimet e Hysaj janë normale. Sipas tij këto gabime i kanë bërë dhe lojtarë të mëdhenj dhe se tifozët e kaluan kufirin me të.
Madje ai shtoj se fajtor për golin e parë ishte Seferi, dhe nuk duhet ta kritikojmë më Hysaj.
“Unë kam qenë i pari që e kam kritikuar, por ne tejkaluam kufirin me Hysajn. Në futboll nuk bëhet goli nëse mbrojtësi nuk gabon është mëse normale. Dhe goli parë që na erdhi, nuk na erdhi nga Hyasj po na erdhi nga Seferi, ishte gabimi i tij”, tha trajneri.
LEXO GJITHASHTU:
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë