LDK e shkarkoi si nënkryetare, Rudina Hajdari mbështet Vjosa Osmanin

21 Qershor 2020 | 13:55

Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari ka shprehur mbështetje për Vjosa Osmanin, e cila u shkarkua një ditë më parë nga posti i nënkryetares së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ky vendim i Këshillit Drejtues të LDK-së erdhi pas qëndrimeve kritike që ka pasur për një sërë çështjesh vetë Vjosa Osmani.

Me një shënim në faqen e saj zyrtare në “Facebook”, deputetja e Kuvendit të Shqipërisë shprehet se edhe ajo personalisht e ka përjetuar në kurrizin e saj furinë e baltës dhe mërisë të asaj që Hajdari e etiketon si “politikë të burrave, që  urrejnë mendimin ndryshe dhe demokracinë”.

“Ju përgëzoj Vjosa R. Osmani për qëndrimet tuaja dinjitoze si një grua me parime të forta. Ju admiroj për kurajon tuaj. Unë, ashtu si ju sot, e kam kaluar në kurriz furinë e baltës dhe mërisë së politikës së burrave të cilët e urrejnë mendimin ndryshe dhe demokracinë”, shkruan Hajdari.

Deputetja Hajdari thotë më tej se arma më e fortë në politikë është besnikëria ndaj elektoratit, ndaj fton znj. Osmani të ecë përpara pavarësisht pengesave.

“Por ajo që kam mësuar dhe jam e sigurt ju e dini shumë mirë është se me rëndësi në politikë është vetëm besnikëria ndaj parimeve dhe elektoratit. Qëndro e fortë dhe ju uroj shumë suksese”, shton ajo.

Pas vendimit të Këshillit Drejtues, Vjosa Osmani ka paralajmëruar se shumë shpejt do të mbahen edhe zgjedhjet e brendshme partiake, ndërsa paralajmëroi se do të jetë kandidate për kryetare të LDK-së.

Përmes një statusi të gjatë në faqen e saj në “Facebook”, kryetarja e Kuvendit thotë se i vetmi vend ku mund të përballet me ata që e shkarkuan, edhe për faktin që ishte grua, janë zgjedhjet dhe vullneti popullor.

Lexoni gjithashtu: 

Pas shkarkimit, Vjosa Osmani paralajmëron LDK: Do përballemi në zgjedhje, vetëm populli më rrëzon

Këshilli Drejtues i LDK shkarkon Vjosa Osmanin si zv. kryetare

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026