“Leari po planifikonte të ikte jashtë Shqipërisë”, përlotet në studio Ilir Çumani
Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Jetimëve Shqiptare, Ilir Çumani, foli për vdekjen e Lear Kurtit, 32-vjeçarit që humbi jetën mbrëmjen e 19 tetorit.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se Kurti ishte një person që shikon jetën e tij, ndërsa theksoi se po mendonte që të ikte jashtë Shqipërisë.
“Leari ishte një njeri që shikon jetën e tij. Shqetësimi që kishte nëna e Learit për trupën policore që e kishin kthyer në përndjekje Learin sepse shikonin te ai një njeri të pambrojtur.
Leari ka pasur përndjekje të vazhdueshme. Kishte një çështje në gjykatë, të cilën e fitoi dhe doli i pafajshëm, Ai donte të shkëputej nga kjo histori dhe po planifikonte të ikte jashtë Shqipërisë dhe të ndërtonte jetën e re”- tha ai.
Sipas tij, Lear Kurti është ndaluar nga policia pa shkak dhe pa arsye.
“Në gjykimin tim dhe sipas informacioneve që kam, mendoj se Leari është ndaluar aksidentalisht nga kjo patrullë. Është ndaluar pa shkak dhe pa arsye”- nënvizoi Çumani.
Vdekja e Kurtit ka përlotur në studio Çumanin, i cili tha se në vendin tonë e njëjta situatë mund të përsëritet duke theksuar se po jetojmë në një Shqipëri jomanitare.
“Ka shumë Lear në këtë vend, ka shumë nëna Learësh në këtë vend. Shoh shumë nëna jetime që rrisin fëmijë jetimë. Jemi në kushte që nesër pasnesër do të ndodh e njëjta gjë. Po jetojmë në një Shqipëri jo humanitare, kjo nuk është Shqipëria që duam”- theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 18:16 Zjarr në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)
- 18:11 Nis grumbullimi i protestuesve, vendosen atlete para Kryeministrisë. Simbol i largimit të shqiptarëve (VIDEO)
- 18:07 Berisha: Fermeri shqiptar është i braktisur nga qeveria, marrëveshjet e Ballkanit të Hapur dëmtojnë prodhimin tonë
- 18:02 Dita e 14-të, nis grumbullimi i protestuesve. Vendosen atlete para Kryeministisë në simbol të largimit të shqiptarëve
- 17:43 SHBA-të përgatiten për reduktime të mëdha të kapaciteteve ushtarake në Evropë. Çfarë pajisjesh do të tërhiqen?
- 17:36 Lufta në Iran, Katari: Mbështesim përpjekjet ndërmjetësuese të Pakistanit