Lecce sfidon Juventusin, Barcelona synon të qëndrojë në krye

26 Shtator 2023 | 17:15

3 fitore dhe 2 barazime në 5 javë të luajtura tregojnë se Lecce ka ardhur me synime në sezonin e ri të Serisë A.

Skuadra e drejtuar nga D’Aversa synon të mbajë të njëjtin ritëm dhe në ndeshjet e ardhshme, ndërsa sfidon Juventusin mbrëmjen e së martës. Sezonin e shkuar Lecce siguronte mbijetesën pak javë para fundit, ndërsa tani qëndron mes më të mirëve të Italisë, edhe pse ka ende shumë punë.

Juventusi i ka të gjitha arsyet për të marrë fitoren, ndërsa luan në shtëpi. Humbja ndaj Sassuolos i ka përkeqësuar disi gjërat tek bardhezinjtë, ndërsa një triumf në mbrëmje do ta ngjiste përkohësisht në vendin e dytë. Në Spanjë, Barcelona kërkon të ruajë formën me të cilë ne ka nisur kampionatin, ku numëron 1 barazim dhe 5 fitore radhazi. Në mbrëmje luajnë në transfertë ndaj MallorcasVedat Muriqit, me këtë të fundit që sezonin e shkuar ishte golashënues i ekipit.

Këtë vit, pirati ka shënuar 2 gola, ndërsa pritet të udhëheqë sulmin e Mallorcas në përballjen me Barcelonën. Në 5 përballjet e fundit në kampionatin spanjoll, katalanasit ia kanë dalë t’i fitojnë të gjitha përballjet direkte. 2 sfidat e vitit të shkuar u mbyllën me fitoret 3-0 dhe 0-1 të blaugranëve. Edhe kampionati francez rikthehet me përballjet e mesjavës, duke nisur me sfidën LilleReims.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta në botë u trondit mbrëmjen e së hënës, kur një bombë shpërtheu në hyrje të...
21:33 | 02/07/2026

Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën e kësaj të enjteje para Parlamentit, e cila u shoqërua me përplasje mes policisë dhe...
20:49 | 02/07/2026