Legjenda e peshave të rënda njofton tërheqjen nga boksi profesionist

13 Janar 2025 | 16:13

Boksieri i njohur Tyson Fury ka njoftuar tërheqjen e tij nga boksi profesionist,  pas një karriere të jashtëzakonshme dhe pas dy humbjeve radhazi ndaj kampionit të padiskutueshëm Oleksandr Usyk.

Fury largohet nga sporti si një nga figurat më të shquara të boksit të peshave të rënda. Karriera e tij përfshin fitimin e titujve prestigjiozë, si WBA, IBF, WBO dhe IBO, të cilat i fitoi në vitin 2015 duke mposhtur dominuesin e atëhershëm, Vladimir Klitschko.

Rikthimi i Fury-t në ring në vitin 2018, pas një pauze të gjatë për arsye personale, u shoqërua me suksese edhe më të madha. Ai u bë protagonist i një “trilogjie historike” kundër Deontay Wilder, ku mori dy fitore dhe një barazim emocionues.

Në maj të vitit të kaluar, Fury u përball me Oleksandr Usyk për herë të parë dhe pësoi humbjen e tij të parë profesionale. Një revansh i kërkuar në dhjetor rezultoi sërish në disfatë, me një vendim unanim të dhënë nga gjyqtarët.

Pas humbjes së dytë, Fury shprehu frustrimin e tij për vendimet e gjyqtarëve, duke thënë se ata i bënë një “dhuratë Krishtlindjeje” rivalit të tij.

Tërheqja e Fury-t është e dyta në karrierën e tij, pas një tërheqjeje të përkohshme në vitin 2022. Edhe pse aludimet për një ndeshje ndaj Anthony Joshua në vitin 2025 ishin të shumta, Fury zgjodhi t’i japë fund karrierës së tij duke e dhënë lajmin përmes një mesazhi në rrjete sociale.

Fury përfundon karrierën e tij me një rekord mbresëlënës prej 34 fitoresh dhe dy humbjesh me pikë.

nokaut. Përveç arritjeve të tij sportive, ai u bë simbol i një rikthimi personal dhe frymëzimi, duke përballuar sfida të mëdha me shëndetin mendor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një analize të bërë nga ChatGPT....
22:30 | 24/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026