Leicester City fiton trofeun ‘Community Shield’ duke mposhtur Manchester City
Leicester City fitoi kupën e “Community Shield” në Angli duke mundur me një gol në minutë të fundit kampionët e Manchester City.
Trofeu që ndesh kampionët e Premier League me fituesit e Kupës së Federatës së Anglisë u fitua për të gjashtën herë në shtatë vitet e fundit nga një skuadër që ia del me sukses në këtë të dytën.
“Dhelprat” e drejtuara nga Brendan Rodgers iu falën penalltisë së fituar nga sulmuesi Kelechi Ihenacho në minutën e 89-të.
Në anën tjetër për “The Cityzens” të Pep Guardiolës ndeshja u diktua nga mungesat e lojtarëve kryesorë si Kevin De Bruyne, Raheem Sterling apo dhe Phil Foden, të cilët pësuan lëndime gjatë kampionatit evropian të futbollit.
Në vend të tyre Guardiola aktivizoi lojtar të rinj si Samuel Edozie apo Ben Knight, 18 dhe 19-vjeçarë.
Gjatë ndeshjes pati mundësi për të debutuar me fanellën e City-it edhe Jack Grealish, mirëpo ish-mesfushori i Aston Villas, i cili u transferua për 100 milionë paundë nuk ia doli të lërë gjurmë.
Ky ishte trofeu i tretë në histori për Leciester City-in. Pas të ashtuquajturit “kampionat i përrallave” në vitin 2016, nën drejtimin e Brendan Rodgers “Dhelprat” kanë fituar një Kupë Federate (2020/21) dhe tashmë edhe Kupën e “Community Shield” (2021/22).
Ndërkohë për Guardiolën vlen të theksohet se kjo ishte humbja e katërt në gjashtë ndeshjet e fundit. Më parë kishte shënuar kaq humbje në vetëm 53 ndeshje.
LEXONI GJITHASHTU:
Italia tenton goditjen e madhe, Federata i propozon Pep Guardiolës drejtimin e “Axurrëve”
Kreu i La Ligës: Koha e Infantinos me FIFA-n ka mbaruar, duhet të largohet
Presidenti i CONMEBOL: Kupa e Botës 2030 do të jetë një turne me 64 ekipe
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë