Lejeqëndrimet për emigrantët shqiptarë në Greqi, Guri: Aplikimi online, penalizim nëse nuk respektohet afati
Edmont Guri, përfaqësues i komunitetit shqiptar në Greqi, në një lidhje për emisionin Mirëmengjes në Euronews Albania sqaroi se si mund të aplikojnë emigrantët shqiptarë për lejeqëndrimi pas vendimit për shtyrjen e afatit deri më 31 mars 2022.
Z. Guri tha se aplikimi bëhet online dhe çdo gabim në plotësimin e të dhënave brenda afatit të caktuar mund të penalizojë emigrantët shqiptarë.
Ai akuzoi shtetin grek se nuk ka ofruar informacionin e nevojshëm se si duhet bërë aplikimi online për leje qëndrimi, çka sipas tij penalizon shtetasit shqiptarë që jetojnë në Greqi.
Shumë shqiptarë nuk janë të informuar, Greqia kur vjen puna tek emigrantët nuk e vë ujin në zjarr. Nuk është ofruar asnjë informacion si duhet aplikuar, duke sjellë vështirësi për emigrantët. Gabimi në plotësimin e të dhënave i jep një mundësi të dytë emigrantit për të zgjidhur ngërçin. Por kush nuk vepron deri në 31 mars rrezikon të humbasë lejen e qëndrimit”, tha z. Guri.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 14:02 Nga Chevrolet te raketat Patriot, Amerika ndryshon strategjinë ushtarake
- 13:36 KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, ja sa ulëse fituan LVV, PDK, LDK dhe AAK në Kuvend
- 13:27 Barack Obama i ka ngritur një monument vetes
- 13:18 Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit
- 13:10 Trump kërcënon me tarifa shtesë për vendet evropiane
- 12:55 “Rama n’burg, Berisha n’burg”, Berisha komenton thirrjet ndaj tij në protestë: Janë mjeranë