Lejuan futjen e drogës në burgun e Peqinit, SHÇBA pezullon nga detyra 3 punonjës
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka ekzekutuar Urdhrin e Ekzekutimit dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj personave nën hetim: S.G me funksion punonjës i rolit të mesëm në IEVP Peqin; S.G me funksion punonjës i rolit bazë në IEVP Peqin; Xh.B me funksion punonjës i rolit bazë në IEVP, Peqin.
Nga veprimet procedurale të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, në bazë të materialit dërguar nga SHKBB, ka regjistruar procedimin penal, pasi shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë lejuar futjen e lëndëve narkotike në IEVP Peqin me qëllim shitjen dhe përfitimin e vlerave monetare, kjo e kryer në kohë dhe periudha të ndryshme.
Veprimtaria e paligjshme është dokumentuar në të paktën tre raste nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan.
International Half Marathon & Minimarathon Enkelana, ja rrugët që do të bllokohen për qarkullim në Pogradec
Shahu bashkon tre qytetet e Liqenit të Ohrit në një kampionat ndërkufitar
Mbi 1 milion makina në Shqipëri, rritje 9% në vitin 2025, shtohen makinat elektrike
- 14:05 International Half Marathon & Minimarathon Enkelana, ja rrugët që do të bllokohen për qarkullim në Pogradec
- 14:00 Shahu bashkon tre qytetet e Liqenit të Ohrit në një kampionat ndërkufitar
- 13:57 Mbi 1 milion makina në Shqipëri, rritje 9% në vitin 2025, shtohen makinat elektrike
- 13:53 Mbi 22 mijë të huaj punojnë në Shqipëri, kryesojnë filipinasit dhe indianët
- 13:38 Rritja e numrit të të rinjve të plagosur, Irlanda masa të ashpra kundër skuterëve elektrikë
- 13:28 SHBA godet një objektiv në perëndim të Iranit