Lejuan ndërtime të paligjshme, arrestohet 2 zyrtarët, nisin hetimet për 38-vjeçarin

8 Maj 2024 | 11:17

Dy zyrtarë janë arrestuar ditën e sotme në Kukës pasi lejuan ndërtimin e objekteve të paligjshme dhe shpërdoruan detyrën.

Gjithashtu procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë, të cilët gjatë këtij operacioni, u konstatua se kishin ndërtuar në kundërshtim me ligjin.

Policia vuri në pranga shtetasit U. D., 40 vjeç, banues në fshatin Golaj, me detyrë administrator i njësisë administrative Golaj dhe B. U., 32 vjeç, banues në fshatin Vlahën, me detyrë inspektor i IMTV, njësia administrative Golaj.

Sakaq kanë nisur hetimet për shtetasin K. L., 38 vjeç, banues në fshatin Zahrisht, me detyrë inspektor i IMTV, bashkia Has, si dhe për shtetasit Z. D., M. M. dhe F. K..

Nga hetimet dyshohet se shtetasit U. D., B. U. dhe K. L., duke shpërdoruar detyrat, kanë lejuar ndërtime të paligjshme, në territoret e njësisë administrative Golaj dhe bashkisë Has.

Në vijim, nga verifikimet rezultoi se 3 shtetasit e tjerë të proceduar kishin ndërtuar objekte, pa leje, në këto zona.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Kukës.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella

Një fenomen i fortë atmosferik ka goditur zonën e Lubinjës në Bashkinë Gramsh, ku reshjet intensive të breshërit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në bujqësi...
09:27 | 25/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026