Lejuan ndërtimet pa leje të familjarëve, arrestohen 2 zyrtarë të bashkisë Kukës
Dy zyrtarë të bashkisë Kukës janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë për shpërdorim detyre.
Në pranga u vunë punonjësi i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit Vendor (IMTV), shtetasit Besmir Ukaj dhe administratori i njësisë administrative Golaj në Kukës, shtetasit Urim Dauti.
“Masa e arrestit u kërkua pasi punonjësi i IMTV, Besmir Ukaj rezulton se nuk ka marrë masa për ndërtimet pa leje të konstatuara gjatë kësaj periudhe. Ndërkohë që edhe Kryetari i Njësisë administrative në abuzim me detyrën nuk ka sinjalizuar ndërtimin pa leje të nënës së tij, por e ka lejuar të vazhdojë”, bëhet me dije në njoftimin e Prokurorisë Kukës.
Në gjendje të lirë u proceduan edhe tre shtetas të tjerë në lidhje me këtë çështje, shtetasi K.L., inspektor në IMTV për Veprën Penale “Shpërdorim Detyre” si dhe shtetasit Z.D. dhe M.M. nën akuzë për veprën penale ‘Ndërtim i Paligjshëm’.
LEXONI GJITHASHTU:
Moti i keq në vend, humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Himarë! Ra nga shtylla gjatë punës për rikthimin e energjisë
Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)
Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër
- 09:19 Lideri i opozitës Ozgur Ozel jep dorëheqjen nga CHP, do të formojë një parti të re
- 09:09 Sulm masiv me dronë në Krasnodar të Rusisë, 1 i vrarë dhe 10 të plagosur
- 09:06 A mund të jetë beteja SHBA-Iran për Hormuzin një fitore për Rusinë dhe Kinën?
- 08:58 Kryeministri i ri i Britanisë premton se do të kufizojë koston e biletave të autobusëve
- 08:51 Kush është Mykhailo Drapatyi, shefi i ri i ushtrisë së Ukrainës?
- 08:44 Mamdani pranon se nuk mund ta arrestojë Netanyahun nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e OKB-së, zbulon arsyen