“Leku i madh u mbylli sytë”- Soko debat me Brumbullin për mikrokreditë: U morën masa

6 Korrik 2024 | 21:42

Temë e emisionit “Review” në Euronews Albania këtë të shtunë ishte skandali mikrokredive, ku pati përplasje mes ekspertëve të ekonomisë mbi masat që duhet të kishte marrë Banka e Shqipërisë.

Ekonomisti Pano Soko tha se shteti duhet të kishte ndërhyrë duke blerë kreditë e këqija që iu shitën kompanive të mikrokredive. Ai hodhi dyshime se skema u la qëllimisht pasi kishte përfitime të mëdha të cilat mund të kenë korruptuar individët që duhet t’i kontrollonin.

“Heqja e licencës nuk është bërë as para një muaji. Problemi është pse nuk u mor parasysh kjo gjëja. Sepse ne pamë aty ishte bërë leku i madh dhe ky leku i madh ka mbyllur gojën dhe sytë e njerëzve. Shyqyr që prokuroria është duke provuar këtë që them unë. Këtu është bërë masakër me jetët e njerëzve. A nuk do të ishte mirë që këto kredi të ishin fshirë fare se nga 86 milionë euro t’i more 7 milionë, ose t’i blente shteti”, tha Soko.

Nga ana tjetër eksperti Spiro Brumbulli tha se shteti nuk ka punë të blejë kreditë e këqija pasi është marrëdhënie mes privatëve. Ai shtoi se Banka e Shqipërisë i ka marrë të gjitha masat përkatëse për 2 nga 26 kompanitë e mikrokredive të cilat kanë abuzuar.

“Janë 26 institucione financiare të cilat mbikqyren nga Banka e Shqipërisë, ne po flasim për rastin e dy institucioneve që janë bërë problem, MCA dhe një tjetër. Pra nga 26 janë 2 dhe nuk është se nuk kanë qenë nën mbikqyrje. Janë marrë masa nga Banka e Shqipërisë. Në 2022 i është lënë 1 vit kohë të bënin regullimet, pas një viti nuk bën rregullimin iu dha 6 muaj kohë të shisnin portofolin. Me arrestimin e tyre janë thyer të gjitha pikat dhe normal që do mbyllen”, tah Brumbulli.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026