Lela zbulon se kur do të nisin protestat e opozitës: Ja misioni jonë
Drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela i cili ishte i ftuar këtë të enjte në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania tha se protestat e opozitës do të vijojnë dhe se ato pritet të nisin që në shtator.
Sipas Lelës misioni do të jetë i njëjtë, opozita do të kërkojë krijimin e qeverisë teknike dhe lirimin e Sali Berishës, i cili mbahet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit 2023.
“Mosbindja civile dhe qeveria teknike janë prej muajsh kryefjalë e partisë Demokratike. Shtatori është stacioni për ta rifilluar aty ku e lamë. Natyrisht me një temë dhe gatishmëri tjetër. Do ketë sërish protesta. Misioni është qeveria teknike dhe lirimi i liderit të opozitës. Protestat bëhen si shenjë e oponencës me ato që ndodhin në vend”,-tha Lela.
LEXONI GJITHASHTU:
Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Përfundon ëndrra e Kanadasë në Botëror, Maroku dominon dhe siguron kualifikimin pas fitores 3-0
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij
- 21:43 Protestat përfshijnë Gjermaninë plot tensione, kundra ekstremit të djathtë,! Çfarë dimë dei tani