25 persona janë shoqëruar në polici, pas përplasjeve në stadiumin “Air Albania” mes tifozëve të skuadrës boshnjake Zrinjeski Mostar dhe efektivëve.
Sipas policisë, tifozët gjatë zhvillimit të ndeshjes kanë kanë hedhur sende të forta dhe lëndë piroteknike.
Gjatë momentit të shoqërimit të tyre, pjesa tjetër e tifozëve të këtij ekipi, ka kundështruar me forcë dhe me sende të forta punonjësit e Policisë, për të mos lejuar shoqërimin e tyre.
Shërbimet e Policisë, për të neutralizuar aktet e dhunshme të tifozëve, kanë përdorur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë ata.
Gjatë përplasjeve është lënduar një punonjës policie si dhe një tifoz, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Policia sqaron se nuk ka pasur të shtëna me armë dhe vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në akte të dhunshme ndaj punonjësve të Policisë.
Tirana u mposht me rezultatin 1-0 kundër boshnjakëve të Zrinjski Mostarit, duke treguar limite shqetësuese në lojë, por edhe në aspektin psikologjik.
Skuadra kryeqytetase duhet të presë ndeshjen e kthimit e cila do të luhet më 28 korrik.
LEXONI GJITHASHTU