Lënia në qeli e Pëllumb Gjokës, avokati: Skeni parë gjë akoma, të gjithë në burg
Apeli i GJKKO caktoi këtë të enjte masën e sigurisë “Arrest me burg” për 6 të arrestuarit e operacionit të koduar “Metamorfoza”.
Ylli Manjani, avokati i biznesmenit Pëllumb Gjoka, deklaroi në përfundim të seancës se drejtësia në Shqipëri nuk po ushtron një standard të drejtë.
Manjani theksoi se askush nuk e pengon drejtësinë të hetojë, por mbajtja në burg gjatë hetimit nuk ëhstë një standard.
“Drejtësia nëse do të hetojë le të hetojë, mbajtja në burg gjatë hetimit nuk është standard. Me këtë standard nuk keni parë gjë akoma”, deklaroi avokati Manjani.
Madje Manjani ironizoi praktikat e drejtësisë së re për mbajtjen në burg gjatë hetimit me një shprehje të komunizmit. Shumë shpejt sipas tij “shprehja e shokut Enver të gjithë në ushtri, do të bëhet të gjithë në burg”.
“Nuk bëj dot teori konspiracioni, nuk i ushqej dot konspiracionistët me teori. Atë që nuk keni parë akoma është standardi i ulët i marrjes në përgjegjësi penale. Për shkak të këtij standardi shprehja e shokut Enver të gjithë në ushtri, do bëhet të gjithë në burg”, u shpreh ai për mediat.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Valë prangash”, gazetari bën paralajmërimin: Emra të tjerë në dosjen e SPAK
- Metamorfoza| Kërkuan masë më të butë sigurie, GJKKO shtyn vendimin për të ndaluarit
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë