“Valë prangash”, gazetari bën paralajmërimin: Emra të tjerë në dosjen e SPAK

27 Korrik 2023 | 21:54

Gazetari Elkier Bushkolaj ka komentuar megaoperacionin e ditës së sotme të zhvilluar nga SPAK në tre qytete, në Shkodër, Kukës e Tiranë, ku në pranga kanë rënë zyrtarë dhe biznesmenë.

Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, ai theksoi se në dosjen e SPAK ka dhe emra të tjerë zyrtarësh  të autoriteteve ligjzbatuese për të cilët do të lëshohet urdhër-arresti.

Më tej ai bëri lidhjen mes fisit të Bajrave dhe Ervis Martinajt, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar por që nuk ka asnjë gjurmë për të se ku mund të jetë.

Ardit Hasanbenga dyshohet se ka krijuar kushte të nevojshme për vrasjen e Ibrahim Licit. Ky i ka siguruar kushte. Një vit më përpara ky ka qenë shef krimesh në Berat. Në Berat vjet u kap një megaparcelë në Berat me 100 të punësuar. Kjo solli një furtunë në policinë e Beratit. Ajo që nuk është publikuar është se shumë prej atyre të punësuarve ishin të ardhur nga Shkodra. Asokohe u shkri e gjithë kupola e policisë së Beratit, dhe u riformatua. Kjo  tregon se kemi të bëjmë me personazhe mjaft të rëndësishëm të botës së krimit.

Deri më tani nga hetimet paraprakisht dyshohet që lidhja kryesore ka qenë biznesi i kazinove. Martianaj ka bashkëpunuar me grupin e Bajrave për menaxhimin e kazinove në Shkodër. Me mbylljen e kazinove kanë nisur dhe konflikteve me palëve që kanë pasuar dhe me vrasje. Ky është vetëm maja e ajsbergut të kësaj dosje. Absolutisht do të dalin dhe emra  të tjerë. Flas për zyrtarë të autoriteteve ligjzbatuese. Personazhi politik në të gjithë këtë histori është Pëllumb Gjoka i cili ka pasur një rol vendimtar në fitoren e PS”- tha ai..

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026