Goditja e SPAK: Si përfundoi ish-boksieri shkodran në rrjetën e fisit Bajraj
Gazetari Elkier Bushkolaj ka komentuar megaoperacionin e ditës së sotme të zhvilluar nga SPAK në tre qytete, në Shkodër, Kukës e Tiranë, ku në pranga kanë rënë zyrtarë dhe biznesmenë.
Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, ai ndal te Astmer Bilali, i cili nga ish-sportist u bë pjesë e grupit të Bajrave.
Bushkolaj mes të tjerash tha se Bilalit i është bërë disa herë atentat, por që ka arritur të shpëtojë pa lëndime.
Ai tha se në hetimet rezulton se Bilali ka përgatitur një atentat ndaj Ibrahim Licit
“Në 2018 Astmer Bilali ka qenë një sportist, njihet si pjesë e grupit të Bajrave. I është bërë një atentat në vitin 2018, ku atje ka humbur jetën Arjan Ferracaku. Dyshohet se u ngatërrua objektivi. Dy vite më vonë i vrasin të atin dhe xhaxhanë. Ka rënë dhe pre e atentateve të tjera por ka shpëtuar. Nga hetimet rezulton se ka përgatitur një atentat ndaj Ibrahim Licit. Emri që na intereson më shumë në këtë histori është Oltion Bistri për shkak se është zyrtar policor. Ka punuar në qytete të ndryshme. Ai u emërua nga Gledis Nano shef i njësisë operacionale që është një nga drejtoritë më të rëndësishëm në kupolën e policisë së shtetit. Jeton Lami ishte punonjës i kësaj njësie. Lami është personi i fundit që ka kontaktuar me Ervis Martinaj, që është zhdukur rreth gushtit të 2022. Në dëshminë e fundit të zbardhur para 4 ditësh, Jeton Lami është shprehur se nuk e dinte që Martinaj është në kërkim dhe se drejtori i tij nuk ua ka komunikuar”- tha Elkier Bushkolaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë