Leonard Solis flet për Isuf Kalon: Një profesionist i madh, shumë punëtor!

20 Janar 2023 | 16:30

Ish-ministri i Shëndetësisë Leonard Solis tregoi në një intervistë për Euronews Albania se mjeku i njohur Isuf Kalo, i cili ndërroi jetë një ditë më parë kishte një reputacion të jashtëzakonshëm në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Solis u shpreh se Kalo ka qenë njeriu kyç, nën drejtimin e të cilit u mundësua ngritja e qendrës së akreditimit për vendosjen e kritereve të ngritjes së një spitali privat apo publik mbi standarde të cilësisë.

“Ka shkuar për të dhënë leksione në të gjithë Evropën, sa thoshte se në fillim gradoja orën për t’u përshtatur me ndryshimin e orës, pastaj gradova kokën si ishte ora dhe nuk e ndryshova më. Kaq shumë punë ka pasur dhe kaq shumë cilësi ka ofruar në politikat shëndetësore të Evropës. Kur isha ministër i Shëndetësisë, me të kemi ngritur qendrën e kreditimin, inspektoratin e sistemit shëndetësor, vendosjen e kritereve të ngritjes së një spitali privat dhe publik dhe për kontrollin e cilësisë së mjekimit, që pacienti në mos shkelë në dërrase të kalbur por të jetë shteti që të kontrollojë cilësinë spitalore”, tregoi Solis.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024