“Letër e hapur çdo shqiptari!”- Berisha publikon spotin e fushatës elektorale
Ish-kryeministri Sali Berisha i është drejtuar me një letër të hapur shqiptarëve ku kërkon votën në zgjedhjet e 14 majit, si një votë kundër shpopullimit.
Në letrën e tij Berisha i drejtohet shqiptarëve, pavarësisht bindjeve politike, se vota për kryeministrin Rama është një votë që nxit largimin e shqiptarëve.
Letra e hapur e Berishës:
Kjo letër e hapur, i drejtohet çdo shqiptari. Demokratë, socialistë, dhe të pa parti.
Unë, Sali Berisha, kam patur nderin t’ju shërbej si president dhe kryeministër.
Kam kaluar shumë fushata elektorale ndër vite.
Por kurrë, në asnjë fushatë, kurrë nuk ështëdiskutuar ekzistenca e Shqipërisë, siç po ndodh nëkëto zgjedhje.
Ne kemi humbur 30% të popullsisë në 10 vite. 83% të atyre që kanë mbetur, duan të ikin.
Qytetet tona po vdesin.
Rinia po zhduket.
Kurrë nuk ka qenë Shqipëria në rrezik si ky.
E vërteta është se sa më shume pushtet mbledh Edi Rama, aq më shumë ikin shqiptarët.
Sepse me këtë pushtet, ai kalkulon kushtet përdëbimin tuaj.
Sot, shqiptarët janë ende shumicë, por jo përshumë gjatë. 83% e tyre kërkojnë të ikin.
Vota për Edi Ramën furnizon shpopullimin.
Kur të mbeten shqiptarët e fundit, do të jetë shumëvonë për të shpëtuar Shqipërinë.
Prandaj në këto zgjedhje, bashkimi i çdo shqiptariështë jetik.
Socialistë, demokratë, e të pa parti.
Jeni njësoj të vjedhur.
Të gjithë keni humbur 1/3 të njerëzve të dashur.
Shqipëria e të gjithëve është në rrezik. Le ta shpëtojmë atë.
Në 14 Maj. Nuk votojmë vetëm për Bashkitë. Votojmë kundër shpopullimit.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë