Softa shpjegon arsyet që kanë penguar në zbardhjen e zhdukjes së Ervis Martinajt

29 Prill 2023 | 15:18

Eksperti i sigurisë rrugore Fation Softa, foli në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, më 9 prill në Shëngjin.

Në një intervistë për Euronews Albania, Softa krahasoi rastin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj me rastin e Nikulajt, ku tha në këtë të fundit ka pasur  shumë faktor ndihmues në zbardhjen e ngjarje.

Më tej ai nënvizoi se në zbardhjen e ngjarjes së Nikulajt vullneti ka qenë i madh nga policia por sipas tij ka pasur  dhe një presion të jashtëzakonshëm nga politika.

“Vullneti ka qenë  më i madh nga policia dhe një presion i jashtëzakonshëm  nga vetë politika. Kemi disa faktor që ndihmojnë në raport me ngjarje të tjera. Nëse te Martinaj kemi një person okular që ka qenë shoqërues i tij dhe nuk iu përgjigj policisë, për të dhënë më shumë informacione.  Për momentin që po flasim kemi  pamjet filmike, kemi pamje të tjera të marra në disa ambiente. Kemi dhe një motor që është përdorur në këtë ngjarje, kemi veshjen e tij. Kemi dhe ndalime të personave. Kemi pamje filmike  të momentit të një vrasësi. Nuk  kemi pasur asnjë rast ku personi është i dalë në një ambient dhe i dukshëm përballë kamerave. Këto janë faktor që kanë qenë shumë më ndihmues në raport me Martinajn apo në raport me rastet e tjera”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026