Letërnjoftim digjital për qytetarët / Propozimi i Ministrisë, në konsultim publik

2 Maj 2024 | 16:13

Letërnjoftimi digjital, pritet të jetë dokumenti i radhës virtual me të cilin do të pajisen shqiptarët.

Ky propozim i reflektuar nga Ministria e brendshme në  ndryshimin që i është bërë ligjit “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, është hedhur tashmë për konsultim publik. Por çfarë është letërnjoftimi digjital dhe për çfarë do të shërbej ai

MINISTRIA E BRENDSHME “Identiteti digjital, si një mjet që mundëson njohjen e një personi në ambientin digjital, përfshin informacione personale, si emrin, datën e lindjes, adresën, dhe të tjera të dhëna të rëndësishme, duke krijuar mundësinë e sigurimit të një përputhje të lartë të standardeve dhe sigurisë në të gjithë vendet anëtare, për të lehtësuar lëvizjen dhe komunikimin nëpërmjet platformave dixhitale brenda BE-së dhe për të forcuar sigurinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale.”

Megjithatë, pajisja me këtë dokument të ri nuk e bën të pavlefshëm letër-njoftimin fizik aktual.

“Letërnjoftimi mund të jetë në formë elektronike ose digjitale. Në çdo rast, shtetasit mund të zgjedhin për t’u pajisur me një nga format e letërnjoftimit, ose mund të pajisen njëkohësisht me letërnjoftimin në të dy format, elektronike dhe digjitale.

Ekspertët kanë argumentuar se miratimi i këtij projektligji, do të përmbushë objektivat e qeverisë në drejtim të identitetit digjital, duke standardizuar identifikimin e qytetarëve në nivel evropian dhe implementuar një identitet digjital të përbashkët, i cili mund të lehtësojë komunikimin dhe bashkëpunimin me institucionet dhe bizneset evropiane. Gjithashtu, një identitet digjital i përbashkët mund të ndihmojë në luftën kundër krimit të organizuar dhe mashtrimeve.”

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026