Lëvizja Bashkë kandidon vetëm në Tiranë, Qori: S’kemi para për më shumë
Arlind Qori, kandidat i Lëvizjes Bashkë për Tiranën tha në një intervistë për Euronews Albania se kandidojnë vetëm në Tiranë për dy arsye, një nga ato është mungesa e parave.
“Që të kandidonim në gjithë Shqipërinë do të na duhej të kishim infrastrukturë lëvizjeje në gjithë Shqipërinë. Nëse na Tiranë ne mund ta bëjmë këtë, ikim në këmbë dhe me autobus, të shkonim deri në Gjirokastër me autobusin e linjës na ikte gjysma e ditës, pra në këtë kuptim, buxheti i shtetit ne si parti e sapo formuar nuk na jep një kacidhe, asnjë lekë. Kjo është arsyeja e parë, pra arsye infrastrukturore.
Arsyeja e dytë është politike. Tirana është kryqendra e vendit, ndryshimi do të nisë nga Tirana sidoqoftë. I ofrojmë qytetarëve model në Tiranë, strategji politike në Tiranë, mënyrë e re e të bërit fushatë dhe të organizimit politik në Tiranë dhe këtë gjë do të bëjmë ne në Tiranë. Do të jetë prova gjeneralë e asaj që ne synojmë të bëjmë në të gjithë Shqipërinë,” – u shpreh Qori.
LEXONI GJITHASHTU:
- Qori: Sfida për ndërtuesit të Tiranës, krijimi i një kompanie publike ndërtimi
- Dikur të ndaluara me ligj-Japonia miraton planet për ndërtimin e një kazinoje
“Elon Musk ka frikë”, eksperti i IT: Ja përse nuk përballet dot me Zuckerberg
Si do të shpëtojë Maqedonia e Veriut nga kriza? Gazetari zbulon skenarët
Unioni i Transportit tha se do reduktonte urbanët/ Kontrollori: Ja si është situata
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë