English

‘”Lëvizja e vetëvrasjes”, Petros Markaris në Tiranë për të promovuar librin e tij

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Petros Markaris është një nga autorët më të suksesshëm grekë, fama ndërkombëtare e te cilit erdhi përmes serisë së tij të romaneve kriminale që shfaqin detektivin ekscentrik athinas Kostas Haritos.

- Advertisement -

Gjatë promovimit të librit të tij “Lëvizja e vetëvrasjes” pranë Akademisë së Shkencave autori foli për objektivin e librit të tij.

“Ajo që unë synoj kur shkruaj një roman, është që ta sfidoj lexuesin, në mënyrë që lexuesi të pyesë veten, përse? të zgjojë kuriozitetin për romanin pasardhës dhe njëkohësisht të bëjë një paralelizëm historik me përvojën e tij jetësore, krahasuar më përvojën që përshkruhet në libër”, tha shkrimtari.

Personazhi i tij kryesor, detektivi Kostas Haritos, është një nga më të njohurit në zhanrin e romanit policor në Evropë.

Të apasionuarit pas romaneve policore, të cilët ende nuk e kanë takuar inspektorin e dashuruar pas fjalorit, kanë gati të shqipëruar nga Kristo Pulla një delikatesë athinase “Lëvizja e vetëvrasjes”.

Në një intervistë për Euroneës, autori shprehet i lumtur për shqipërimin e romanit të tij, e gjithashtu për vizitën e tij të parë në Shqipëri.

“Fillimisht jam shumë i gëzuar që libri im u bë shkas që unë të vij në Shqipëri, dhe gëzimi im është akoma më i madh që me vizitën time isha prezent në promovimin e librit tim në gjuhën shqipe”, u shpreh Markaris

“Lëvizja e vetëvrasjes” është një libër i cili ka shumë detaje dhe prekje magjepsëse, me ngjarje që zhvillohen në Athinë dhe rrethina, por në librat e tij autori nuk e ka harruar Stambollin, vendin ku u lind dhe rrit.

“Çdo shkrimtar i romaneve policorë përzgjedh një qytet të caktuar, për ngjarjet që përshkruan në veprën e tij dhe qytetet vetë mund të konsiderohen personazhe kryesorë. Përjashtuar një libër timin ngjarjet e të cilit zhvillohen në Stamboll sepse aty jam lindur dhe rritur, në të gjithë librat e tjerë zhvillohen në Athinë”, tha ai.

Romanet e tij policore janë imazhe të shkëlqyera letrare të realitetit kulturor, humoristike, por edhe kritike të shoqërisë moderne greke.

Markaris është një autor i gjithanshëm, dhe secili e gjen veten disi në misteret dhe komplotet e çmendura të krimit të shkruara prej tij.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?