Lëvizte me makinë me qëllim shitjen e armës, në pranga 40-vjeçari në Tiranë! Arrestohet dhe pasagjeri
Një 40-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi u kap duke lëvizur me automjet me qëllim shitjen e armës së zjarrit.
Në kuadër të operacionit të koduar “Qëllimi”, në pranga janë vënë shtetasi I. M., 40 vjeç, dhe pasagjeri A. S., 35 vjeç, për moskallëzim krimi, i cili shoqëronte 40-vjeçarin.
“Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së armëve të zjarrit, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Qëllimi”.
Në kuadër të operacionit arrestuan shtetasit I. M, 40 vjeç dhe A. S., 35 vjeç, të dy banues në Kamëz.
Shërbimet e Policisë në vendin e quajtur “Zona e Treshit” kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin I. M dhe pasagjer A. S. Nga kontrolli fizik i 40-vjeçarit, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila posedohej pa leje, me qëllim shitjen e saj në atë zonë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid