Liberalizimi i vizave, Osmani falënderon PE: Populli i Kosovës kërkon paqe e respekt
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka falënderuar Parlamentin Europian për votën që dhanë për liberalizimin e vizave në Kosovë.
Falënderimin e bëri ndërsa po mbante fjalën para këtij institucioni ndërsa shtoi se populli i Kosovës.
Më tej ajo shtoi se përparimi i Kosovës në rrugëtimin e anëtarësimit të BE do të shërbente si katalizator i paqes dhe pajtimit me Serbinë.
“Për shumë vite me radhë ky parlament bashkë me ne ka luftuar për liberalizimin e vizave në Kosovë. Dua të falënderoj secilin prej jush që na dhatë mundësinë për të lëvizur të lirë në Europë. Ju do të jeni të lumtur që nuk do të dëgjoni më fjalën liberalizim i vizave dhe Kosovë. Faleminderit që na mbështetët gjatë gjithë kësaj rruge. Populli im e njeh ndjenjën e pakrahasueshme të lirisë dhe paqes.
Besoj se dhe populli i Ukrainës do e përjetoj këtë ndjenjë. Sot me ne është dhe një delegacion nga Lugina e Preshevës, duke ju thënë do qëndrojmë pranë jush, nuk jeni vetëm. Populli i Kosovës kërkon paqe e respekt. Në këtë proces kemi nevojë për lidership të fortë europian. Përparimi ynë në rrugëtimin e anëtarësimit të BE do të shërbente si katalizator të paqes dhe pajtimit, në një rajon ku forcat keqdashëse vazhdojnë të mbjellin keqdashje. E vetmja mënyrë për t’i kaluar është përmes partneriteteve dhe aleancave”- tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas
Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës