English

Liberalizimi i vizave, Varhelyi: Kosova ka plotësuar pikat, presim diskutime teknike

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi tha se Kosova i ka përmbushur pikat për liberalizimin e vizave.

- Advertisement -

Gjatë fjalës së tij, teksa prezantonte progres-raportet e Këshillit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor për vitin 2022, Varhelyi nënvizoi se pritet që për këtë çështje të zhvillohen bisedime teknike.

“Kosova ka pasur stabilitet politik përgjatë këtij viti dhe autoritetet kanë treguar që janë të gatshëm të vijojnë rrugën drejt BE-së. E dimë se Kosova ka bërë hapa për demokracinë dhe shtetin e së drejtës dhe për të luftuar korrupsionin. Është bërë proges në çështje të ndryshme.

Në vitet në vijim do të donim të shihnim reforma më të shpejta. Sa i përket liberalizimit të vizave, Komisioni i përmbahet asaj që tha në korrik të 2018, që Kosova i ka përmbushur të gjitha pikat. Propozimi është ende në Këshill dhe presim diskutime teknike”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?