“Librat për fëmijë me probleme”, Skënderi: Mungesë vëmendjeje ndaj redaktimit 

19 Nëntor 2022 | 22:34

Pedagogia Elsa Skënderi ngriti në emisionin Review në Euronews Albania shqetësimin e mungesës së redaktimit në librat për fëmijë.

Teksa vlerësoi publikimet e kohëve të fundit për fëmijë 5-6 vjeç me ilustrime ngjyra dhe interaktivitet, ajo nënvijëzoi faktin se në disa shtëpi botuese nuk i jepet rëndësia e duhur përkthimit.

Kjo, sipas saj duket në librat e mbushur me fraza të gjata e të marra klishe nga gjuhët prej nga vijnë.

“Ka një mbiprodhim, çështja është që të shkosh ta gjesh në një shtëpi pak modeste dhe libri nuk është përkthyer mirë, ka shumë të tillë. Tek letërsia për fëmijë, përkthimet rrallë janë të nivelit të mirë, janë me struktura të gjuhës nga merren. Ajo që vihet re janë libra me fraza të gjata dhe ilustrime sikur po sheh një film vizatimor. Shqetësuese është mungesa e vëmendjes ndaj redaktimit”, tha Skënderi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë

Artisti Robert Aliaj ka folur për Review në Euroneës Albania me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri. Aliaj tha se ka turistë në...
22:02 | 12/07/2026

Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar

Studiuesi Auron Tare ka folur për Review, në Euronews Albania, me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri në kuadër të protestave që zhvillohen...
20:57 | 12/07/2026

Avokati Serjani: Në shesh na mban arroganca kundër qeverisë!

I ftuar në “Review” me Greta Topjana, ishte Gent Serjani i cili foli lidhur me ecurinë, qëndresën dhe strukturimin e protestës së qytetarëve. Gent Serjani...
21:52 | 11/07/2026