Liderët e G7 diskutojnë për kulturën| Në fokus IA, Ukraina dhe liria e shprehjes
Ministrat e kulturës të G7, nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe SHBA u takuan në Napoli për të diskutuar sfidat në fushat e kulturës dhe krijimtarisë.
Liria e shprehjes ishte në krye të agjendës, ku ministrat shprehën angazhimin e tyre për të mbrojtur këtë parim themelor.
“Ne do të nxisim dhe mbrojmë lirinë e shprehjes, duke përfshirë lirinë e artistëve dhe gazetarëve për të krijuar dhe shprehur pikëpamjet e tyre pa ndërhyrje, si dhe pavarësinë dhe qëndrueshmërinë e medias. Kjo përfshin, nxitjen e “respektit për mendimet e kundërta në debatin demokratik” dhe “kundërshtimin e çdo përpjekjeje për të censuruar, margjinalizuar ose fshirë opinionet dhe shprehjet kulturore”, ”thuhet në dokumentin me tetë faqe.
Mes shkatërrimit të vazhdueshëm kulturor në Ukrainë, ministrat u angazhuan gjithashtu për të ndihmuar Ukrainën në riparimin e dëmeve në trashëgiminë e saj kulturore të shkaktuar nga pushtimi rus.
“Ne dënojmë me vendosmëri agresionin në shkallë të plotë të Rusisë kundër Ukrainës dhe shkatërrimin e gjerë të vendeve historike dhe institucioneve kulturore”, thanë ata, duke theksuar dëmtimin e “muzeumeve, teatrove, bibliotekave, arkivave, kishave dhe vendeve të tjera të adhurimit, duke kërcënuar identitetin kulturor ukrainas ”.
Përballë këtij shkatërrimi, ministrat u zotuan të “qëndrojnë të bashkuar në mbrojtjen dhe promovimin e qëndrueshmërisë dhe rigjenerimit të kulturës dhe trashëgimisë kulturore ukrainase, të prekshme dhe të paprekshme.
Udhëheqësit ranë dakord gjithashtu të punojnë së bashku për të adresuar implikimet etike, ligjore, ekonomike dhe sociale të AI për industritë kulturore dhe krijuese. UNESCO, krahu arsimor, shkencor dhe kulturor i Kombeve të Bashkuara, vlerësoi deklaratat e liderëve për këtë çështje.
“Miratimi i Deklaratës së G7 është një angazhim i qartë ndaj kulturës nga liderët botërorë. Të drejtat kulturore duhet të mbrohen”- thanë zyrtarët e UNESCO-s.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet