Zelensky për luftën Rusi-Ukrainë: Muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të hënën se muajt e ardhshëm në luftën e vazhdueshme Rusi-Ukrainë do të jenë “vendimtare”.
“Nuk kemi shumë kohë. Muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë”, tha presidenti ukrainas në një fjalim në Nju Jork të mbajtur nga Akademia Amerikane e Arritjeve, ku atij iu dha çmimi Golden Plate.
“Duhet të jemi më të shpejtë. Ne nuk duhet të humbasim muajt e ardhshëm në luftë, në mënyrë që të mos humbasim dekadat e ardhshme”, shtoi ai.
Mw tej tha se Ukraina ka një “plan për fitore”, duke shtuar se do t’ia paraqesë atë administratës aktuale të SHBA, kandidatëve presidencialë Kamala Harris dhe Donald Trump, dhe aleatëve të Kievit.
Në fillim të këtij muaji, presidenti ukrainas tha në një intervistë me CNN se “plani i fitores” i vendit përmban katër pika themelore dhe një pikë tjetër që ai tha se Kievit do t’i duhet pas luftës.
LEXONI GJITHASHTU:
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS
- 11:29 Të rrethuar nga flakët, pamjet e frikshme nga brenda trenit që u bllokua nga zjarri në Kanada
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
- 10:41 Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)