Liderja e opozitës bjelloruse: Faleminderit Shqipërisë për mbështetjen
Situata në Bjellorusi vazhdon të jetë e rëndë, me regjimin “ilegal” të presidentit Lukashenko që nuk lejon zërat kundër dhe burgos kundërshtarët e tij.
Në një intervistë për Euronews Albania, përfaqësuesja e opozitës bjelloruse në mërgim, Svetlana Tikhanovskaya ka deklaruar se njerëzit jetojnë në frikë, por nuk heqin dorë nga përpjekjet për ndryshimin e regjimit.
“Është me rëndësi për ne që bota të kuptojë rëndësinë strategjike të Bjellorusisë. Të kuptojë se Lukashenko e tërhoqi vendin tonë në luftë, kundër vullnetit të qytetarëve. Negociatat për Ukrainën janë të rëndësishme edhe për ne dhe Bjellorusia nuk duhet të anashkalohet gjatë këtij procesi”, Svetlana Tikhanovskaya, kryetare e opozitës bjelloruse.
Ajo ka theksuar se diktatorët nuk e duan paqen, pasi për ta vetëm lufta sjell përfitime dhe ka kërkuar që çështja e Bjellorusisë të mos lihet për më vonë. Tikhanovskaya i ka shprehur mirënjohjen e saj edhe qeverisë shqiptare, që ftoi përfaqësues të opozitës bjelloruse në samitin e Komunitetit Politik Evropian.
“Që prej 2020-s Shqipëria ishte mes vendeve që na mbështetën shumë neve dhe qeveria shqiptare ishte e gatshme për diskutime për zgjidhjen e problemeve të popullit bjellorus këtu. Gjithashtu, ajo u bashkua me sanksionet e Evropës ndaj Rusisë. Ajo tregoi se është në anën e së mirës dhe së drejtës. Gjithashtu, ne kemi histori shumë të ngjashme. Vendi juaj ka kaluar kohë të vështira dhe ju e kuptoni vlerën e lirisë”, shton Tikhanovskaya.
Tikhanovskaya ka paralajmëruar se nëse Bjellorusia lihet në harresë, pasojat do të jenë të rënda pasi përsa kohë Lukashenko ia ka shitur vendin Rusisë, stërvitet me të dhe vendos raketa me kapacitete bërthamore në kufi me Evropën perëndimore, paqja do të jetë gjithmonë e rrezikuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona