“Lidershipi” i Kissinger vjen në shqip, Rama: Privilegj që shkrova parathënien
Libri “Lidershipi” nga diplomati i njohur Henry Kissinger është prezantuar të martën në gjuhën shqipe në një ceremoni të mbajtur në Tiranë.
Parathënia e librit të Kissinger është shkruar nga kryeministri Edi Rama, i cili është i pranishëm në prezantimin e librit në ambientet e Kryeministrisë.
Në fjalën e tij, Rama tha se “ky është një libër i jashtëzakonshëm i një autori të jashtëzakonshëm”.
“Nuk besoj se ka një libër më të përshtatshëm për Qendrën për Hapje dhe Dialog ku janë bërë shumë prezantime librash”, tha Rama.
“Parathënia e këtij libri ka qenë një nga ushtrimet më të vështira për mua në sensin e përgjegjësisë, sepse të fusësh fjalët e tua në një libër ku janë fjalët e një njeriu të jashtëzakonshëm për shumë gjëra, por edhe nga aftësia e të shkruarit nuk është diçka e lehtë…Në këtë libër mund të admirohet gjenialiteti i një prej mendjeve më të mprehta të politikës botërore mbi artin e udhëheqjes, me të cilin pata privilegjin e një bisede të paharrueshme rreth punëve të botës. Privilegj i veçantë ishte po ashtu, që në përgjigje të ftesës së shtëpisë botuese “MediaUnion”, të shkruaja parathënien e këtij libri fenomenal”, tha Rama.
Libri “Lidershipi”, i Henry Kissinger vjen në shqip përmes një botimi të veçantë, ku përmes gjashtë rrëfimesh spektakolare mbi gjashtë udhëheqës botërorë.
LEXONI GJITHASHTU:
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona