Liga e Kombeve, trajneri i Kosovës: Vendi i parë në grup ende i arritshëm

11 Nëntor 2024 | 16:09

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka konfirmuar se për ndeshjen me Rumaninë do të mungojnë katër lojtarë të rëndësishëm, në mesin e të cilëve edhe Milot Rashica, por edhe Paqarada, Celina dhe Krasniqin.

Ai tha se për shkak të këtyre lëndimeve, është i detyruar të bëjë disa ndryshime në ekip- për ndeshjen me Rumaninë.

“Duke qenë se kemi disa të lënduar, ne do të bëjmë disa ndryshime në ekip dhe në përgjithësi dëshirojmë të jemi shumë aktiv dhe shumë ofanzivë në lojë si këtu në shtëpi, ashtu edhe në ndeshjet e ardhshme duhe t’i shfrytëzojmë të gjitha fazat e lojës, mirëpo në lojën e fundit kundër Rumanisë nuk kemi pasur fat, në momente të vështira kemi pranuar gol”, tha fillimisht Foda.

Sa i përket përbaltjes së 15 nëntorit me Rumaninë, Foda theksoi se vendi i parë në grup është akoma i mundshëm dhe se për këtë së pari duhet mposhtur Rumania.

Ai shtoi se pret edhe më shumë nga skuadra pasi në ndeshjet e fundit ka pasur mundësi që të shënohen më shumë gola. Madje pritje të mëdha ka nga reparti i mesfushës.

“Tek mesfusha nuk shoh shumë probleme pasi që kemi shumë lojtarë të mirë në dispozicion siç janë Berisha, Rexhbeqaj, Jashari, Emërllahu të cilët janë shumë të mirë në pozicionet e tyre në mesfushë. Sigurisht se Rumania ka kualitete e veta, por edhe Kosova ka kualitete e veta të cila duhet t’i shfrytëzojë. Me rëndësi është që të shkojmë me shumë energji pozitive, me shumë pasion dhe vetëbesim kundrejtë Rumanisë”, vazhdoi më tutje Foda.

Ai ka kërkuar që skuadra të luajë me më shumë posedim të topit kundër Rumanisë.

“Nuk është me rëndësi se a do të luajmë me dy sulmues apo me tre sulmues dhe një 10-sh, por me rëndësi është që ta kemi në posedim topin, të sulmojmë, të qëndrojmë së bashku si në sulm e po ashtu edhe kur është nevoja që të kthehemi në mbrojtje…Sipas sistemi ne jemi shumë fleksibil, do të thotë mund të luajmë me një lojtar në sulm, me dy apo tre sulmues, por me rëndësi është që të luajmë në bazë të parimeve tona që të kemi posedim të topit dhe po ashtu nëse e humbim topin se si të veprojmë dhe si të reagojmë”, theksoi Foda.

Ndeshja Rumani-Kosovë zhvillohet më 15 nëntor në Bukuresht, ndërsa tri ditë më vonë Kosova e pret Lituaninë në Prishtinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026