Ligjet shqyrtojnë çështjen e Avokatit të Popullit, 6 kandidatë përmbushin kushtet
Komisioni i Ligjeve këtë të martë po shqyrton çështjen për Avokatin e Popullit. Partia Socialiste ka deklaruar se nuk njeh tërheqjen e firmave të PD-së për kandidatët dhe ka nisur shqyrtimi nga Ligjet.
Kryetari i Komisionit, Ulsi Manja gjatë fjalës së tij deklaroi se 6 kandidatë përmbushin kushtet ligjore duke mbledhur së paku 28 firma.
Adriana Kalaja ka mbledhur 44 firma deputetesh. Aranita Brahaj ndjek Kalanë me 35 firma të mbledhura. Endrit Shabani gjithashtu ka mbledhur 35 firma.
Besim Ndregjoni ka mbledhur 34 firma ndërsa Skender Haluci ka arritur të sigurojë 30 firma. Kandidati Tartar Bazaj ka mbledhur 28 firma. Ka edhe kandidate që kanë patur mangësi ne dokumentacion si dhe dorëzim jashtë afatit.
Dardan Mustafaj ka arritur të mbledhë 38 firma por jashtë afatit ndërsa kandidatët Jola Hysaj, Skëlqim Sulo dhe Saimir Vishaj kanë mbledhur më pak se 28 firma.
LEXONI GJITHASHTU:
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona