English

Ligji i ri “Për Lojrat e Fatit”, PD: Një nismë korruptive e klienteliste e qeverisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me ligjin e ri për lojërat e fatit, i cili sipas saj, është një tjetër nismë korruptive e klienteliste e qeverisë.

- Advertisement -

Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, përmes një deklarate ka thënë se ligji kaloi me nxitim në Kuvend javën që shkoi duke anashkaluar çdo lloji konsultimi me grupet e interesit dhe qytetarët.

Ajo shtoi gjithashtu se janë të paktën 5 çështje problematike që ky ligj do të krijojë dhe sipas Pampurit, në mënyrë tinzare, për gati një vit qeveria e solli dhe e tërhoqi disa herë këtë ligj, por pa bërë asnjë reflektim substancial nga drafti i parë.

Reagimi i Pampurit:

Ligji i ri “Për Lojrat e Fatit” është një tjetër nismë korruptike e klienteliste e kësaj qeverie.

Në harkun kohor prej  5 vitesh qasja e qeverisë pati një ndryshim rrënjësor ndaj “basteve sportive”, nga denigrimi si e keqja më e madhe nën të ashtuquajturën “fundi i marrëzisë” në vitin 2018, e ndërsa tani, i rikthen por duke parashikuar promovim mediatik dhe besnikërinë e klientëve.

Në mënyrë tinzare, për gati një vit qeveria e solli dhe e tërhoqi disa herë, por pa bërë asnjë reflektim substancial nga drafti i parë.

Ligji kaloi me nxitim në Kuvend javën që shkoi duke anashkaluar çdo lloji konsultimi me grupet e interesit dhe qytetarët.

Po ashtu nuk u mundësua asnjë lloji diskutimi e as debati parlamentar midis deputetëve, pavarësisht përkatësisë politike që të adresonin problematikat ekonomike- sociale që ky ligj krijon.

Në këto kushte, të pamundësimit të një debati përmbajtësor mbi këtë ligj tashmë të miratuar me arbitraritetin e kartonave por mbi të gjitha me mospërmbushjen e detyrimit të Kryetares së Kuvendit për të krijuar një mjedis të përshtatshëm debati ashtu sic është Parlamenti.

Mbeten së paku 5 çështje problematike që ky ligj do të krijojë:

  1. Së pari ky ligj i ri nuk do të kufizojë përdorimin e lojërave të fatit nga moshat e reja. Edhe pse parashikohet se cdo individ përdorues duhet të jetë mbi 21 vjec, në fakt tashmë me një infrastrukturë që deri tani ka funksionuar në kushte jo ligjore, abuzuese, pavarësisht se online në thuajse cdo lagje të qyteteve të Shqipërisë, lehtësisht e aksesueshme për cdo moshë, sërisht këto pika do të vijojnë të bëhen ven frekuentimi i personave nën 21.
  2. ⁠Mungesa e parashikimeve në ligj për të penguar këtë fenomen ekzistues, i cili do të vijojë të ushqejë informalitet dhe të bëhet rrezik për fëmijët, mund të krijojë një spirale varësie me dëme të parekuperueshme për shoqërinë.

Kështu ligji duhet të parashikonte gjurmimin e burimit e të ardhurave të transaksionit për cdo biletë që luhet nga bastet sportive online.

  1. Së dyti, tavani taksues është jo në përputhje me shumicën e vendeve të BE. Kujtojmë që në Gjermani në varësi të landeve aplikohet një taksim nga 20 deri në 80% të ardhurave, si dhe një takse shtesë në nivelin lokal, deri në 20%. Ndërsa në rastin e Shqipërisë për bastet sportive do të aplikohet taksim 15% të ardhurave bruto, duke i hequr dhe masën prej 0.4% të xhiros për qëllime e programe të Ministrisë përkatëse të Sporteve.
  2. Së treti sikundër në cdo legjislacion të vendeve të BE, por jo vetëm, nuk parashikohet asnjë lloj fondi i mbledhur nga një taksim i vecante mbi përgjegjësinë sociale. Duhet të kuptohet që ky lloj aktiviteti “argëtues” pavarësisht se mund të rregullohet me ligj, mund të sigurojë edhe të ardhura të majme buxhetit të shtetit, sërisht është ndër veprimtaritë “legale” e cila krijon më shumë varësi të parikuperueshme në grupmoshat më vulnerabël të popullatës dhe ka tendencë degjeneruese të dhunës në familje apo plagëve të tjera socio-ekonomike të shoqërisë tonë.
  3. Së pesti, promovimi mediatik, përtej lirive të tregut dhe sipërmarrjes, mund të ketë një ndikim negativ dhe varësie tek moshat nën 21 vjec, të cilat do të jenë më të predispozuar të luajnë, nëpërmjet rrjetit tashmë të krijuar prej basteve fizike që operojnë në joligjshmëri ende sot.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×