Ligji i sigurimit të mjeteve, mazhoranca rrëzon dekretin e Metës: Na solli vetëm opinione

22 Prill 2021 | 12:59

Aplikimi i sistemit bonus-malus në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve është bërë objekt diskutimi mes Presidencës dhe mazhorancës në Komisionin e Ekonomisë.

Ky i fundit u mblodh për të shqyrtuar argumentet e Presidentit që rrëzoi projektligjin në ”Sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.

Këshilltari ligjor i Metës, Bledar Dervishaj tha se sot për sot, pagesa e siguracionit sipas historikut të aksidenteve është i pazbatueshëm.

Por, për mazhorancën, ky argument i Presidentit konsiderohet si opinion dhe nuk ka bazë juridike për shkelje kushtetute.

“Në këtë argumentim të dekretit, nuk ka asnjë refernecë se cilin nen të Kushtetutës ka shkelur Komisioni i Ekonomisë gjatë shqyrtimet. Ka vetëm interpremtime”, u shpreh Anastas Angjeli, kryetar i Komisionit të Ekonomisë.

Pas këtij debati mjaftuan 10 vota kundër dekretit dhe 1 pro për ta kaluar draftin për miratim.

Ky projektligj, veç bonus-malusit synon të rregullojë edhe afatet për pagesat e dëmshpërblimeve nga aksidentet dhe të rrisë gjobat për shoqëritë e sigurimit që shkelin ligjin.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026