Ligji për të huajt në Kosovë “përkëdhel” Kaja Kallas! Shefja e BE-së: Gati dialogu me Beogradin
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, njoftoi të shtunën se është e gatshme të ndërmjetësojë së shpejti një takim të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë, pas vendimit të autoriteteve kosovare për të ofruar lehtësira të përkohshme për komunitetin serb në kuadër të Ligjit për të huajt.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Kallas tha se është krijuar një moment i ri për përparimin e marrëdhënieve midis Bashkimit Evropian dhe Kosovës, si dhe për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Ky hap vjen pas pajtimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për t’u ofruar pjesëtarëve të komunitetit serb leje të përkohshme qëndrimi dhe njohje të përkohshme të letërnjoftimeve që nuk janë të lëshuara nga autoritetet kosovare.
“Marrëveshja e sotme për regjistrimin civil dhe Ligjin për të huajt përfaqëson një hap të rëndësishëm për të gjithë qytetarët e Kosovës. Sigurimi i vazhdimësisë në ofrimin e shërbimeve publike mbetet thelbësor”, tha Kallas.
Ligji synon të integrojë gradualisht institucionet paralele serbe të shëndetësisë dhe arsimit në sistemin kosovar, duke filluar të zbatohet plotësisht nga e diela, 15 mars.
Pas një takimi të shtunën me të dërguarin e BE-së për dialogun, Peter Sorensen, Qeveria e Kosovës u pajtua që pjesëtarët e komunitetit serb pa dokumente kosovare të marrin leje të përkohshme qëndrimi për 12 muaj dhe të përdorin përkohësisht si mjet identifikimi letërnjoftimet e lëshuara nga autoritetet serbe.
Viteve të fundit, Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar disa raunde të dialogut në nivel kryenegociatorësh, por takime të nivelit të lartë politik nuk janë mbajtur që nga shtatori i vitit 2023, pak ditë para sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, ku një polic kosovar u vra nga një grup serbësh të armatosur.
Kosova e ka akuzuar Serbinë për përfshirje në këtë sulm, ndërsa Beogradi e mohon çdo lidhje. Dialogu në nivel të lartë ngeci pas këtij incidenti, pasi kryeministri Kurti lidhi rifillimin me dorëzimin e të dyshuarit Millan Radoiçiç, të cilin Serbia nuk e ka bërë ende.
Pas më shumë se një dekade dialogu, të dyja palët kanë arritur disa marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar. Në vitin 2023, u arrit Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit, e njohur si Marrëveshja e Ohrit, e cila sipas Bashkimit Evropian, ende nuk është zbatuar, por mbetet e detyrueshme për të dyja palët.
Serbia arreston në kufi 73-vjeçarin nga Kosova për krime lufte, familjarët hedhin poshtë akuzat
Prokuroria Speciale ngre aktakuza ndaj 6 ish-gardianëve serbë për krime lufte kundër shqiptarëve
Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret